Çfarë do të gjeni në brendësi
Në ditën e 40-të të protestës, qytetarë të shumtë janë mbledhur para Kryeministrisë ku kanë përsëritur kërkesat e tyre të cilat i kanë përmbledhur në një të vetme: Rama jepe dorëheqjen.Në shenjë simbolike, protestuesit shpërndanë hallvë duke uruar "vdekjen" politike të kryeministrit Rama dhe pushtetit të tij Qytetarët thonë se protestat nuk do të ndalen, por do të vazhdojnë deri në realizimin e të gjitha pikave që kanë kërkuar.
FOTO-LAJM/ "Hani dhe ju hallvë", protestuesja i afrohet policit pranë shkallëve të Kryeministrisë

Në protestën e 40-të, e veçanta e kësaj dite ishte tepsia me hallvë që shpërndanë një grup studentësh në mesin e protestuesve, në shenjë simbolike për vdekjen e frikës nga pushteti.
Por hallva nuk ka qenë vetëm për protestuesit. Një nga të rejat me tepsi në duar i është afruar dhe policëve që kanë qenë në krye të detyrës për të ruajtur godinën e Kryeministrisë.
Konfirmohet protesta kombëtare më 11 korrik, aktivisti: Bojkotoni Kanye West

Nga sheshi para Kryeministrisë, protestuesit kanë lajmëruar një organizim të madh më 11 korrik, në ditën e koncertit të Kanye West.
Një nga aktivistët, Arben Kola, tha se kjo datë do të shënojë një kthesë të fortë, ku përgjigja e popullit ndaj arrogancës dhe shpërdorimit të fondeve publike do të jetë braktisja dhe izolimi total i pushtetit.
“Në datën 11 do të jetë një protestë shumë e madhe dhe qytetarët do t’i bëjnë një bojkot të madh kryeministrit në ikje Edi Ramës dhe Kanye West,” deklaroi prerazi Arben Kola, duke bërë thirrje për bashkim dhe ndërgjegjësim kombëtar përpara asaj që konsiderohet si dita e dënimit të madh publik për qeverisjen”, tha aktivisti.
Më tej ai u bëri thirrje studentëve dhe diasporës që kudo që të shohin politikanët shqiptarë të korruptuar, t'i shajnë dhe t'i demaskojnë./Versus.al
FOTO/ 40 ditë revoltë, shpërndahet hallva në protestë, i urojnë Ramës “vdekjen" politike
Në ditën e 40-të, qytetarët kanë vijuar sërish protestën duke përsëritur kërkesat e tyre ndaj qeverisë.
Një grup të rinjsh kanë marshuar drejt godinës së Kryeministrisë duke mbajtur në duar pjata me hallvë, të cilat i kanë vendosur përpara institucionit kryesor të qeverisë.
Sipas traditës, kjo simbolikë lidhet t me ceremonitë mortore, dhe përmes këtij akti, rinia protestuese ka dashur të përcjellë mesazhin e “vdekjes së frikës” dhe fundit të qeverisë së Edi Ramës./Versus.al

VIDEO-LAJM/ Protestuesit i "hëngrën" hallvën, Rama u kalon me makinë në Bulevard

Pas 40 ditësh protestë qytetare kundër qeverisë, Rama ka kaluar për herë të parë me eskortë në bulevard, shumë pranë mitingut që po mbahet para zyrës së tij.
Pamja e eskortës së kryeministrit është fiksuar nga kamerat ku shihet se si automjetet marrin rrugën drejt bulervardit të madh.
Rama është kthyer nga vizita në Ankara ku mori pjesë në Samitin e NATO-s në Turqi./Versus.al

