Një 62 vjeçar shqiptar nga Kosova i identifikuar si F.I, është arrestuar në Gjermani pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për kanosje dhe ngacmim seksual.
Ndaj tij, gjykata e Durrësit kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” pasi në 2022-in, dyshohet se i ka kërkuar 5 mijë euro një gruaje për të mos publikuar në rrjete sociale një video intime me të.
Gjithashtu, i arrestuari akuzohet se ka ngacmuar seksualisht mbesën e gruas që shantazhoi për videon intime. Arrestimi i tij u bë i mundur falë shkëmbimit të informacioneve mes palës shqiptare dhe gjermane, ndërsa pritet ekstradimi drejt vendit tonë. Versus.al







