
Ky është momenti kur Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ekzekuton masat e sigurisë të caktuara nga prokuroria e Tiranës për tetë efektivë në aeroportin e Rinasit të cilët akuzohen se kanë marrë ryshfet për të kaluar persona të cilëve u ishte ndaluar hyrja në vendet e BE.
Efektivët merrnin nga 50 deri në 500 euro për udhëtarët të cilëve u ishte ndaluar hyrja në BE, në varësi të problemeve që kishin duke marrë në konsideratë që mes tyre kishte edhe shtetas të deportuar nga vende të caktuara.
Fillimisht, policët shënonin në biletën e avionit që ishte prenotuar nga agjencia tursitike “Bus Albania”, një destinacion që nuk ishte pjesë e BE dhe më pas prej aty në mënyrë transit të kryhej udhëtimi drejt vendeve të BE. Versus.al







