AKTUALITET /

500 hektarë tokë nën ujë në Çukë të Sarandës, përmbytje që nuk është parë për 40 vite

Shkruar nga Versus
500 hektarë tokë nën ujë në Çukë të
pamje nga permbytja

Reshjet intensive të shiut sollën përmbytje që nuk ishte parë prej 40 vitesh në Sarandë.

Në fshatin Çukë, situata paraqitet më problematike, rreth 500 hektarë tokë gjendet nënë ujë, po ashtu dëme janë regjistruar në banesa dhe qindra bagëti të ngordhura.

Në Cukë ndodhen forcat e Emergjencave Civile, Ministri Pirro Vengu dhe Kryetari i Bashkisë Oltion Caci të cilët deklaruan se situata nuk është aspak e favorshme për shkak të reshjeve intensive që vazhdojnë të jenë prezentë, ndërsa po punohet që argjinatura e lumit Bistrice të stabilizohet në dy ditët e ardhshme.

“Situata vazhdon të jetë e paqëndrueshme, moti nuk po na favorizon në gjithë këtë, bashkia ka qenë në terren, kemi filluar duke pasur fokus shpëtimin e jetës së njerëzve në radhë të parë, me gjënë e gjallë e me bizneset e të gjitha problematikat që solli kjo situatë që sipas meteorologëve nuk ka ndodhur në 40 vjet në Sarandë, nuk ka ndodhur kjo sasi reshjesh që ndodhi këto ditë, shpresojmë që brenda pak ditësh ta sjellim situatën në kontroll, kërkojmë ndjesë dhe bashkëpunim nga gjithë qytetaret e Sarandës, ne jemi në terren dhe shume shpejt çdo gjë do të sillet në normalitet", tha Kryetari Bashkisë Sarandë, Oltion Caci.

Emergjencat civile po shpërndajnë rezerva materiale për dhjetëra familje të prekura nga përmbytjet./Versus.al

Poll