
Reshjet e para të dëborës kanë rënë në zonat malore të Librazhdit, duke zbardhur fshatrat Stërblev, Qarrishtë dhe Marat.
Raportohet se rrugët kryesore janë të kalueshme dhe nuk raportohen problematika të tjera.
Fshatrat Stërblev, Qarrishtë e Marat janë zbardhur ndërkohë që akset rrugore deri tani janë të kalueshme. Dëbora sapo ka nisur dhe nuk raportohen probleme në qarkullimin e automjeteve apo ndërprerje të tjera.
