AKTUALITET /

“71 vjeçarin e pashë gjysmë të zhveshur”, banorja që shpëtoi 9-vjeçaren nga i moshuari rrëfen tmerrin

Banorja rrëfen se i moshuari kishte tentuar edhe më herët të kryente aktin e rëndë duke i ofruar para vajzës së vogël.

Shkruar nga Versus
“71 vjeçarin e pashë gjysmë të zhveshur”,
Këndi i lojërave ku dyshohet se ndodhi ngjarja

Gruaja që shpëtoi 9 vjeçaren në Maliq nga i moshuari që tentoi të abuzonte seksualisht me të ka dhënë detaje rreth ngjarjes së rëndë duke rrëfyer tmerrin e përjetuar në momentin kur kishte parë ngjarjen.

Ajo ka treguar se në këndin e lojërave pranë shkollës ku ndodhi ngjarja, i moshuari 71 vjeçar Pëllumb Lamçe ishte gjysmë i zhveshur dhe po ashtu edhe e mitura të cilën e tërhiqte rreth vetes.

“Ishte mesditë rreth orës 13:30,pashë nga larg një situatë të sikletshme. Ai kishte shkuar në këndin e lojërave në shkollën e fshatit dhe kishte marrë me vete edhe vajzën e mitur. Të dy i njoh se janë banorë të fshatit, shkoj menjëherë aty për të parë çfarë po ndodhte sepse nga larg nuk isha shumë e sigurt.

Kur shkoj aty pashë tmerr me sy, të moshuarin e pashë gjysmë të zhveshur edhe vajzën gjithashtu.

Ishte gati për të kryer marrdhënie seksuale, po e tërhiqte vajzën e mitur drejt vetes, unë nuk e lashë, e mora vajzën direkt. Shyqyr që nuk ndodhi asgjë, vajza është shumë mirë përveç se ka pësuar traumë nga ngjarja”- u shpreh banorja që shpëtoi vajzën e vogël.

Pasi mësoi ngjarjen e rëndë, një banor tjetër i zonës e goditi dy herë me grushte 71 vjeçarin. Ndërsa sipas banorëve, i moshuari ka tentuar edhe herë të tjera të kryente aktin e rëndë pasi e ngacmonte vajzën për ditë me radhë duke i thënë se do i jepte lekë. Versus.al

Poll