Fier- Prokuroria ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dy të pandehurit Arshi dhe Eltjon Hoxhaj, babë e bir të akuzuar për pastrim parash.
Hetimet nisën në 2023-in pas dyshimeve për përfshirjen e të pandehurve në trafikun e lëndëve narkotike. Sipas rezultateve hetimore, mësohet se të akuzuarit, kishin krijuar një pasuri në vlerën e 40.800 eurosh dhe 3 mijë dollarësh, me anë të burimeve jo të ligjshme.
Gjatë kontrolleve në banesë, atyre iu sekuestruan shuma të mëdha “cash” dhe lëndë narkotike të llojit kokainë. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin E.H dhe A.H kanë fshehur burimin e vërtetë të pasurisë të ndërtuar me burime jo të ligjshme.
Pasuria totale e tyre rezulton të jetë, 6 automjete dhe shuma e parave cash në vlerën 8.778.866 lekësh “cash” që u sekuestruan nga prokuroria në cilësinë e provës materiale si të dyshuara të siguruara nga veprimtaria kriminale. Versus.al







