
Durim Bami i shumëkërkuar në Shqipëri, është ndaluar disa ditë më parë në Dubai.
Lajmi për ndalimin e tij, u bë i ditur nga burime zyrtare të Ministrisë së Brnedshme, të cilat thanë se, do të bëhej aplikimi për ekstradimin e tij.
Për këtë arsye, Ministria e Drejtësisë ka nisur zyrtarisht kërkesën për ekstradimin e shtetasit Durim Bami në autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe.
Kjo kërkesë është dërguar në rrugë shkresore dhe elektronike.
Ministria e Drejtësisë ka marrë njoftim nga Ministria e Jashtme se kërkesa dhe dosja për shtetasin Bami janë marrë në dorëzim nga pala arabe.
Durim Bami është në kërkim në lidhje me operacionin “Revanshi” ku akuzohet se ka krijuar kushte për të bërë krime.
Bami është në të njëjtën dosje me Arben Ndokën, të cilin kërkonte ta eleminonte. Shkak për armiqësinë mes Bamit dhe Ndokës është vrasja e vëllait të këtij të fundit, Aleksandër Ndoka në vitin 2017, krim për të cilin ish-deputeti i PS-së, bënte përgjegjës Durim dhe Valter Bamin.







