Tiranë- Teksa i afrohemi janarit të vitit 2025 kur nis edhe aplikimi i abonesë falas për pensionistët në kryeqytet, në disa pika të shpërndarjeve ka pasur fluks të lartë të të moshuarve.
Siç shihet edhe nga fotot e siguruara nga Versus.al, një numër i madh pensionistësh qëndrojnë në radhë për të marrë abonetë falas pas aplikimit të bërë.
Pas aplikimit me kartë identiteti, pensionistët duhet të tërheqin abone vetëm në 5 pika të autorizuara nga Bashkia e Tiranës, duke bërë që këto pika shpërndarje të kenë dyndje të mëdha të qytetarëve gjatë këtyre ditëve të fundit.
Vendet ku tërhiqen abonetë:
Kioska tek 15 katëshi, rruga “Urani Pano”
Tek Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, rruga “Muhamet Gjollesha”
Tek Biblioteka Kombëtare, rruga “Luigj Gurakuqi”
Kioska tek “Brryli” bulevardi Zhan D’Ark
Tek Stacioni i Trenit, rruga “Reshit Petrela. Versus.al








