Fier- Gjykata e Fierit ka lënë në burg Zamir Metën, 36 vjeçarin i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur 12 vjeçare në Patos.
Në seancë ai e pranoi krimin e rëndë që tronditi opinionin publik. Ekspertiza mjekoligjore zbuloi gjithashtu se Zamir Meta ka abuzuar disa herë me vajzën e tij.
Ditën e djeshme, ai pranoi se e kishte kryer aktin e rëndë vetëm një herë, ndërsa e ëma e të miturës fillimisht tha se bashkëshorti i saj me të cilin ka 7 fëmijë e ka përdhunuar të bijën që prej moshës 5 vjeçare. Ndërsa më vonë ndryshoi dëshminë duke hedhur pretendimet se vajza e abuzuar ka probleme mendore. Versus.al







