AKTUALITET /

Babai abuzoi me të bijën, Bashkia e Fierit mbështet financiarisht nënën dhe 7 fëmijët e familjes Meta

Juela Meta, nëna e 7 fëmijëve, do të ketë mundësinë të zgjedhë një banesë dje qiranë do e paguajë bashkia, si dhe mundësi punësimi në një nga ndërmarrjet e bashkisë.

Shkruar nga Versus

Babai abuzoi me të bijën, Bashkia e Fierit mbështet financiarisht

Bashkia Fier ka reaguar menjëherë pas publikimit të rastit të ndodhur në Sheqishtë të Patosit, ku babai dyshohet se abuzonte seksualisht me të bijën prej vitesh.

Bëhet me dije se bashkia ka ofruar ndihmën e menjëhershme në masën 2 milionë lekë të vjetra dhe akordimin e një bonusi qiraje. Juela Meta, nëna e 7 fëmijëve, do të ketë mundësinë të zgjedhë një banesë dje qiranë do e paguajë bashkia, si dhe mundësi punësimi në një nga ndërmarrjet e bashkisë.

Nëna e të miturës figuron banore e Fierit në gjendjen civile, ndërsa prej disa kohësh banonte në një banesë në ruajtje në Sheqishte.

Lajmi i rëndë u bë me dije këtë të martë ku përmes një njoftimi zyrtar Policia e Shtetit njoftoi se në fshatin Sheqishtë të Patosit u bë i mundur arrestimi i shtetasit Zamir Meta, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij 12-vjeçare.

Pas njoftimit të bluve, ishte vetë nëna e të miturës, Juela Meta e cila rrëfeu mes lotëve se vajza ishte larguar nga banesa në orën 04:00 të mëngjesit dhe e tmerruar kishte shkuar te komshinjtë për të kërkuar ndihmë.

Ajo pohoi se vajza është abuzuar sistematikisht që në moshën 5-vjeçare,  por nuk i tregonte askujt për tmerrin që po përjetonte dhe se vetë 30-vjeçarja nuk ishte në dijeni të asaj çfarë po ndodhte me vajzën e saj.

Poll