AKTUALITET /

Aksident fatal në Berat, makina del nga rruga, humb jetën pasagjeri 33 vjeçar

Shkruar nga Versus
Aksident fatal në Berat, makina del nga rruga, humb jetën pasagjeri 33
Foto ilustruese

Berat- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën që lidh qytetin me Dimalin. 

Një makinë doli nga rruga pasi drejtuesi i saj G.Sh 34 vjeç, humbi kontrollin. Për pasojë ka mbetur i vdekur pasagjeri 33 vjeçar i cili ndodhej në automjetin tip "BMW".

I riu që humbi jetën është identifikuar si L.Ll 33 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Versus.al

Poll