Fier- Një aksident fatal ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Lushnjë-Tiranë ku një automjet ka përplasur një këmbësor që po kalonte rrugën.
Për pasojë, qytetari 56 vjeçar i identifikuar si M.K ka ndërruar jetë në vend.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit i identifikuar si L.B është shoqëruar nga policia për në komisariat ku do të kryhen veprimet e mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit fatkeq. Versus.al







