
Dibër- Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në rrugën e Arbrit ku një automjet ka përfunduar në humnerë.
Mësohet se në mjet gjendeshin dy të rinj nga Bulqiza me inicialet J.Gj dhe Sh.D të cilët kanë mbetur të plagosur rëndë nga aksidenti. Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë lagështia në rrugë.
Siç shihet edhe në foto, mjeti është bërë ‘copash’, ndërsa kjo nuk është hera e parë që në këtë segment rrugor ndodhin të tilla aksidente duke bërë që banorët të ndihen të pasigurt kur kalojnë për shkak se mungojnë edhe hapësirat për këmbësorët. Versus.al







