
Vlorë- Një aksident i frikshëm ka ndodhur mesditën e sotme në hyrje të qytetit, pranë paraburgimit.
Një automjet tip “Porsche” është përmbysur në rrugë duke përplasur edhe disa mjete të parkuara anash rrugës.
Fatmirësisht në momentin e aksidentit, nuk pati kalimtarë në rrugë. Ndërsa si pasojë e përplasjes, drejtuesi i mjetit mbeti i plagosur dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në spital.
Policia ndodhet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave. Versus.al







