AKTUALITET /

Aksident i rëndë në aksin ‘Plepa -Kavajë’, makina përplas për vdekje këmbësorin

Një 63 vjeçar është aksidentuar për vdekje nga një automjet ende i paidentifikuar.

Shkruar nga B.SH

Aksident i rëndë në aksin ‘Plepa -Kavajë’,

Durrës- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin ‘Plepa -Kavajë’.

Një 63 vjeçar është aksidentuar për vdekje nga një automjet ende i paidentifikuar.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 00:50, në rrugën dytësore “Plepa-Kavajë”, dyshohet se një automjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar shtetasin këmbësor, L. D., 63 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit./Versus.al

 

 

Poll