AKTUALITET /

Aksident i rëndë në Lushnjë, makina përplas për vdekje kalimtarin teksa kalonte trafikndarësen

Shoferi 27 vjeçar u shoqërua në komisariat për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit tragjik.

Shkruar nga Versus

Aksident i rëndë në Lushnjë, makina përplas për

Fier- Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lushnjë-Rrogozhinë mëngjesin e sotëm ku një person është përplasur për vdekje teksa kalonte rrugën.

Viktima është një 80 vjeçar i cili po tentonte të kalonte trafikndarësen edhe pse pranë vendngjarjes kishte një mbikalim.

Nga ana tjetër, shoferi 27 vjeçar nuk ka mundur të devijojë në kohë duke e përplasur të moshuarin. Policia shoqëroi në komisariat drejtuesin e mjetit për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Versus.al

Poll