
Korçë- Një aksident ka ndodhur në rrugën e re të Kolonjës gjatë mëngjesit të sotëm. Mësohet se një makina ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me barrierat anësore të betonit.
Për pasojë, një çift bashkëshortësh kanë mbetur të plagosur nga përplasja dhe janë transportuar drejt spitalit të Korçës.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e aksidentit që paraprakisht dyshohet se është shkaktuar si pasojë e shpejtësisë së lartë më të cilën qarkullonte mjeti. Versus.al







