Lushnjë- Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Lushnjë-Berat, ku një automjet ka përfunduar jashtë rrugës.
Mësohet se mjeti tip “Golf” i drejtuar nga shoferi 23 vjeçar ka qenë pranë fshatit Çiflig, kur i riu ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një kanal.
Për pasojë, 23 vjeçari ka marrë dëmtime të rënda dhe është nisur drejt spitalit të Traumës për trajtim mjekësor. Versus.al







