AKTUALITET /

Aksident tragjik në mesnatë

Shkruar nga Versus

Aksident tragjik në mesnatë

Një aksident është regjistruar gjatë orëve të mesnatës në autostradën Laç-Mamurras në afërsi të një karburanti. Mësohet se një makinë tip ‘Audi’ka përplasur një këmbësor, i cili për pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Sapo u njoftua për rastin, policia shkoi në vendngjarje dhe nisi hetimet.

Ndërkohë, nuk dihet ende identiteti i viktimës, ndërsa shoferi i mjetit është shoqëruar në komisariat për të dhënë shpjegime.

 

Poll