Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Malësinë e Madhe.
Burime nga policia thanë një mjet që drejtohej nga një 21-vjeçar me inicialet Gj. Gj., ka dalë nga rruga e për pasojë shoferi ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital.
Malësi e Madhe/Informacion paraprak
Rreth orës 20:30, në aksin rrugor ‘Koplik-Dedaj’ shtetasi Gj. Gj., 21 vjeç, banues në fshatin Reç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë shtetasi Gj.Gj., ka ndërruar jetë, gjatë rrugës për në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.







