Policia e Velipojës ka arrestuar të riun italian, i cili aksidentoi për vdekje me Jet Ski 19 vjeçarin, Nicola Loro.
Sipas policisë në pranga është vënë kunati i tij, Salvadore di Tella, i cili është vëllai i të fejuarës së 19 vjeçarit që humbi jetën
“Në vijim të dy informacioneve te dhëna më parë, në lidhje me përplasjen e dy mjeteve lundruese Jet Ski, në thellësi të plazhit të Velipojës, rreth një milje larg nga perimetri i sigurisë, ku si pasojë e plagëve të marra shtetasi italian N. L., 19 vjeç, humbi jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ju informojmë se:
Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, u arrestua në flagrancë shtetasi S. D., 20 vjeç, banues në Napoli Itali (vëllai i të fejuarës së shtetasit N. L, që humbi jetën.)
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia” thote policia.







