Në GJKKO ka nisur gjykimi në themel për ish-kryebashkiakun e Himarës , Jorgo Goro i akuzuar për veprën penale ‘Shpërdorim detyre’ kryer në dy raste dhe mosdeklarim të pasurisë.
I pranishëm në sallë ishte dhe ish-kryebashkiaku i Himarës i cili u shpreh se është dakort me kërkesën e bërë në seancën paraprake për gjykim të shkurtuar.
Gjyqtari i themelit Ardit Mustafaj ka pranuar kërkesën e Goros për procedim të shkurtuar.
Bashkë me Jorgo Goron, nis gjykimi me të njëjtën procedurë edhe për ish zyrtarët e tjerë të bashkisë Vezir Gjikoka dhe Jerasimo Basho, ndërsa Bilbil Aliaj do të gjykohet me gjykim të zakonshëm.
Për këtë të fundit, gjykata vendosi ndarjen e çështjes.
Në seancën e radhës, të datës 10 shkurt, ora 13.00, prokuroria e posaçme do japë pretencën për Jorgo Goron dhe të tjerët./Versus.al







