AKTUALITET /

Akuzohet se ndihmoi krimin për kanabisin, SPAK dërgon sërish në GJKKO kryebashkiakun e Libohovës

Pasi dosja u kthye mbrapsht për hetime shtesë, SPAK ka sërish gati aktet për t'i dërguar në GJKKO për kryebashkiakun Leonard Hide.

Shkruar nga Versus

Akuzohet se ndihmoi krimin për kanabisin, SPAK dërgon sërish

Kryebashkiaku socialist i Libohovës Leonard Hide është paraqitur këtë të hënë në SPAK për tu njohur me aktet e organit hetues pas kthimit të dosjes në GJKKO për hetime shtesë.

Burime jo zyrtare bëjnë me dije se Hide ka firmosur njohjen me aktet, dhe pritet që SPAK ti drejtohet sërish gjykatës lidhur me dosjen ndaj tij. Hide akuzohet nga Prokuroria e Posaçme se gjatë detyrës së tij si shef krimesh në Policinë e Gjirokastrës ka favorizuar grupet kriminale në kultivimin e kanabisit. Hide kishte deklaruar më herët se ai dhe Partia Socialiste nuk ishte në dijeni se po hetohej nga SPAK ndaj edhe kandidoi për të marrë postin e kryebashkiakut të Libohovës.

Parcelat me kanabis për të cilat akuzohet Hide dhe funksionar të tjerë lokal të policisë, u zbuluan gjatë një operacioni të shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesat dhe Prokurorisë Gjirokastër. Hide mori mandatin e kryetarit të Bashkisë së Libohovës në zgjedhjet e 14 majit nën siglën e Partisë Socialiste.

Të premten GJKKO dënoi me 1 vit burg kryebashkiakun e Rrogozhinës Edison Memolla nën akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit 2022, kur i pagoi faturën e energjisë elektrike një abonenti debitor në këmbim që të votonte për PS-në në zgjedhje. Versus.al

Poll