Pas denoncimit në rrjete sociale për 'çamçakëzin' që përgjum fëmijët në shkolla policia ka nisur verifikimet.
Ishte raportimi i një mësuesje të një shkolle 9-vjeçare në Tiranë që ka lajmëruar prindërit e nxënësve të një klase, pasi është identifikuar një substancë që ka formën e një çamçakëzi dhe që përdorej nga disa fëmijë.
Mësuesja ka konstatuar se nga përdorimi i këtij “çamçakëzi” fëmijët pësojnë një gjendje përgjumjeje dhe është e dëmshme.
Ajo u bën thirrje prindërve të jenë të gjithë vigjilentë dhe të ndihmojnë njëri- tjetrin për të ruajtur shëndetin e fëmijëve. /Versus.al







