AKTUALITET /

Ankimi për përgjimet e “Sky Ecc”, avokatët kërkesë Kushtetueses: Të mos përgjohen gjyqtarët dhe prokurorët

Sipas avokatëve që kanë dorëzuar kërkesën, ata duan të përballen me gjyqtarë dhe prokurorë që nuk janë të shantazhueshëm.

Shkruar nga Versus
Ankimi për përgjimet e “Sky Ecc”, avokatët
Biznesmeni Pëllumb Gjoka i arrestuar për "Metamorfozën" dhe foto ilustrim "Sky Ecc" dhe Gjykata Kushtetuese

Tiranë- Tre avokatë të cilët kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shpalljen e paligjshme të përgjimeve të “Sky Ecc” në kuadër të të cilave po arrestohen biznesmenë dhe zyrtarë të ndryshëm, kanë dërguar së fundmi edhe një ankim shtesë.

Ata kërkojnë që të shfuqizohet një prej dispozitave ligjore të Reformës në Drejtësi e cila vë në përgjim gjyqtarët dhe prokurorët.

Gjykata Kushtetuese ka pranuar të marrë në shqyrtim edhe këtë kërkesë në datë 19 dhjetor.

Kërkuesit janë avokatët Gurali Braimllari, Ylli Manjani dhe Ledio Bianku. Në arsyetimin e tyre avokatët prentedojnë se duan të përballen me gjyqtare dhe prokurorë jo të shantazhueshëm.

Pëllumb Gjoka, biznesmeni i arrestuar në kuadër të përgjimeve të zbardhura për “Metamorfozën” në shtator të këtij viti, me anë të avokatit të tij Ylli Manjani dërgoi në Gjykatën Kushtetuese padinë ku kërkonte që të shpallë të paligjshme provat e siguruara në bazë të përgjimeve të “Sky Ecc” aplikacionit të përdorur nga kriminelët që u zbërthye nga autoritetet e huaja duke zbardhur shumë ngjarje kriminale. Versus.al

 

Poll