
Ish-drejtori i burgut të Durrësit, Indrit Cerloj është liruar nga qelia ku mbahej prej muajsh nën dyshimin e shpërdorim detyre për ngjarjen e ndodhur më 13 janar kur personazhi i rrezikshëm, Altin Ndoci arriti të arratisej teksa ndodhej në spital.
Vendimi u dha ditën e djeshme nga gjykata e Durrësit pasi gjyqtari Xhevdet Lika pranoi kërkesën e Cërlojit për zëvendësimin e masës së sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie.
Cërlojs ë bashku me disa zyrtarë të tjerë të policisë së burgjeve dhe stafi civil akuzohen se me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë shpërdoruar detyrën duke shkelur procedurat për shoqërimin në spital të Altin Ndocit, personazhit të rrezikshëm të dyshuar për përfshirje në 4 vrasje. Ai doli me vrap nga spitali i Durrësit ku ndodhej pa pranga, ndërsa një makinë tip “Audi” e priste jashtë spitalit. Ende sot nuk ka asnjë informacion rreth vendndodhjes së tij. Versus.al

