AKTUALITET /

Punonjësit po saldonin, merr flakë furgoni brenda servisit në Shkodër, digjet edhe një makinë tjetër

Shkruar nga Versus
Punonjësit po saldonin, merr flakë furgoni brenda servisit në
Foto ilustruese

Shkodër- Një furgon është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme pranë një servisi automjetesh që funksionon edhe si gomisteri. 

Sipas informacioneve, punonjësit kanë qenë duke kryer saldime poshtë furgonit kur papritmas mjeti shpërtheu në flakë duke u shkrumbuar plotësisht. Fatmirësisht, punonjësit dhe personat e tjerë që ndodheshin në vendngjarje kanë arritur të largohen në kohë, pa pësuar lëndime.

Për shkak të zjarrit, u dogj edhe një automjet tjetër që ndodhej pranë furgonit duke shkaktuar dëme materiale në ambientet e servisit. Versus.al

Poll