
Pak ditë më parë 14 doganierë grekë u arrestuan nga autoritetet e vendit fqinj nën akuzën për kontrabandë mallrash dhe ryshfet. Për pasojë pala greke ka shkurtuar sportelet në pikën kufitare të Qafë Botës duke sjellë radhë kilometrike të shqiptarëve që duan të udhëtojnë drejt Greqisë apo anasjelltas.
Aktualisht pala greke po operon vetëm me 2 sportele dhe shërben vetëm me 3 doganierë duke sjellë reduktim të ndjeshëm të përpunimit të udhëtarëve dhe automjeteve. Nga ana tjetër pala shqiptare ka në dispozicion tre sportele, por për shkak të fluksit të lartë dhe ngadalësisë nga pala greke, po shkaktohen vonesa të mëdha. Versus.al







