
Dalin detaje të reja nga operacioni i arrestimit të shefit të qarkullimit rrugor në Tiranë, Roven Zeka. Sipas informacioneve për mediat, urdhër-arresti i lëshuar nga SPAK është ekzekutuar nga punonjës të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).
Burime pranë hetimit për Versus.al bëjnë me dije se Zeka ka kundërshtuar arrestimin dhe ka tentuar të largohet me vrap, por është neutralizuar në kohë nga agjentët e AMP-së.
Përveç tij, SPAK ka lëshuar urdhër-arrest edhe për shefin e sektorit të Aksidenteve, Sokol Novaku, dhe për Oficerin e Policisë Gjyqësore, Edison Tabaku.
Të tre zyrtarët e policisë janë nën hetim për korrupsion, pasi dyshohet se kanë përfituar para në mënyrë të paligjshme nga një grua, në lidhje me një rast aksidenti. /Versus.al/








