I forti i Shijakut, Astrit Avdylaj është arrestuar. Lajmi bëhet i ditur për Versus.al nga burime të Policisë së Shtetit.
Operacioni është bërë nga forcat speciale në bashkëpunim me efektive të SPAK dhe BkH që kishin siguruar informacion mbi bazat e tij të mundshme bazuar dhe në interceptime telefonike dhe informacionet operative.
Astrit Avdylaj, i akuzuar për trafik droge dhe i përfshirë në dosjen 339 të manipulimit të votave në qarkun e Durrësit, është liruar nga qelia e paraburgimit në vitin 2021.
Ai u la i lirë pas tejkalimt të afateve procedurale hetimore.
Më pas emri i tij doli në përgjimet e SkY ECC, të dosjes ‘Metamorfoza 2’ dhe u shpall në kërkim gjatë operacionit ‘Revanshi’.
Astrit Avdylaj akuzohet nga SPAK se ka pasur rolin e siguruesit të personave që do të kryenin vrasjen e Valter dhe Durim Bamit.
Sipas dosjes së Prokurorisë së Posaçme, Astrit Avdylaj ka angazhuar Arben Mërkurin dhe Aldo Avdylajn për të realizuar vrasjen, për llogari të Arben Ndokës.
Ai cilësohet se kreu i bandës së Shijakut dhe ndaj tij ka pasur akuza për trafikim droge, vrasje, prostitucion, por edhe për lidhje të forta politike, së bashku me vëllanë e tij Altin Avdylaj.
Por, kush është Astrit Avdylaj?
Astrit Avdylaj, me nofkën Niçja, njihet si kreu i bandës së Shijakut dhe ndaj tij ka pasur akuza edhe për lidhje të forta politike.
Hetimet nisën pas transkriptimeve të bisedave përmes kodeve “SKY” që këta persona përdornin me njëri-tjetrin.
Astrit Avdylaj, me nofkën Niçja, njihet si kreu i bandës së Shijakut dhe ndaj tij ka pasur akuza droge, vrasje, prostitucion, por edhe për lidhje të forta politike, së bashku me vëllanë e tij Altin Avdylaj.
Rrugëtimi kriminal i Avdylajve ka nisur që në vitet 90′, ku në 1996-ën është vrarë me armë zjarri Dritan Avdyli, kushëriri i parë i Astrit Avdylit.
Astrit Avdyli, djali i xhaxhit të Dritanit, i dënuar më parë për prostitucion në Itali ka marrë hak duke vrarë në qendër të Shijakut personin që nxori në pritë Dritanin. Hakmarrja nuk u ndal me kaq, pasi vëllai i Astritit, Shkëlqimi vrau në Tiranë, Durim Kusin.
I dënuar me 16 vjet burg për një vrasje të ndodhur në vitin 1997, Avdyli ndërmori një betejë ligjore 10-vjeçare për lirim të parakohshëm nga burgu i Shënkollit-dhe në fund e fitoi.







