Është arrestuar boksieri i njohur shqiptar, Florian Marku.
Mësohet se ai ka për të vuajtur një dënim prej 7 vitesh burg për një incident të ndodhur në Selanik me përdorim armësh dhe plagosje.
Arrestimi i Florian Markut mësohet se është bërë në Gjermani, pasi ndaj tij Greqia kishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar.
Vitet e fundit Florian Marku ka jetuar në Britaninë e Madhe ku është bërë boksier profesionist dhe ka fituar tituj ndërkombëtarë.
Ai e ka filluar karrierën e tij në kikboks, më pas kaloi në MMA (Artet e Përziera Marciale) dhe boks.







