AKTUALITET /

Arrestohet punonjësi i Policisë në Qafë-Botë, bënte biznes me mallra kontrabandë

Pas një hetimi të ndjekur me metoda speciale, Agjencia e Mbikqyrjes Policore (rajoni Gjirokastër -Vlorë) ka finalizuar operacionin ‘Stekat’ duke arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë B.H. me detyrë përgjegjës turni në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Botë.

Shkruar nga Versus

Arrestohet punonjësi i Policisë në Qafë-Botë,

Pas një hetimi të ndjekur me metoda speciale, Agjencia e Mbikqyrjes Policore (rajoni Gjirokastër -Vlorë) ka finalizuar operacionin ‘Stekat’ duke arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë B.H. me detyrë përgjegjës turni në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë-Botë.

Nga hetimet e deritanishme të ndjekura nga AMP, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, ka rezultuar se ky punonjës policie në mënyrë periodike, gjatë kohës që ka qenë me shërbim në PKK Qafë Botë, kalonte këto mallra kontrabandë për të furnizuar biznese të ndryshme në Sarandë, në një vlerë që përllogaritet të jetë rreth 10,000 euro në muaj nga shit-blerja e mallrave.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan stekat me cigare kontrabandë, qese plasmasi me duhan pa pullë fiskale, 2 telefona celularë dhe automjeti tip Mercedez Benz që shërbente për transport.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për veprime të mëtejshme.

 

Poll