Këtë të premte ka dëshmuar para Gjykatës së Posaçme Ndrek Prenga, vëllai i Jan Prengës i cili u rrëmby dhe u vra në janar 2020.
Ndrek Prenga ka rrëfyer së në vitin 2020 ka qënë në burg në Londër. Ai ka treguar se çdo ditë kishte kontakte me familjarët gruan dhe fëmijet nga telefoni i burgut.
Ndërsa shprehet se me Jan Prengën kujton se ka foluar rreth 1 javë para ngjarjes.
Një shtetas me ngjyrë thotë ai, i ka futur në dhomë një telefon Iphonë për të cilën e ka telefonuar një person me nje prefiks të huaj duke iu prezantuar si Gentian Funiqi. Ky i fundit thotë Prenga i është prezantuar si nga Dukagjini i Shkodrës duke i thënë që të ia jap gjërat që i janë marrë, duke iu referuar këtu një sasie prej 260 kg kokaine.
Sipas Ndrek Prengës, Gentiani i kishte thënë se ka tentuar të lidhet edhe me të vëllain Astriti por nuk ka arritur. Pas këtij mesazhi Ndrek Prenga i është përgjigjur se nuk ishte në dijeni se për çfarë bëhët fjalë por që ti lej pak kohë që ta zgjidhte.
Sipas dëshmisë së Ndrek Prengës, ka marr në telefon Astritin por dhe ky i fundit i është përgjigjur se nuk kishte dijeni se çfarë kishte ndodhur.
Pas 1 apo dy ditësh është njoftuar nga nusja thotë Ndrek Prenga që Jani është marr peng. Pas kësaj ai është përpjekur për të marrë vesh se çfarë ka ndodhur.
Pas pak ditësh ai është vënë në dijeni se bëhet fjalë për një sasi prej 260 kg kokainë që ishin marrë në port, dhe gjatë komunikimeve që Ndrek Prenga kishte me Gentianin ky i fundjt i thotë që të dorëzojë atë gjënë duke iu referuar sasisë me kokainë me qëllim për të liruar pengun.
Sipas dëshmisë së Ndrek Prengës xhaxhi i tij dhe një person tjetër ka shkuar në Shkodër për të takuar familjarët e Gentian Doçit ku atje kanë gjetur babain e tij.
Ky i fundit i është përgjigjur se nuk ka dijeni dhe përgjegjësi se çfarë bën djali i tij. Sipas dëshmisë së Ndrek Prengës pas ndërprerjes së mësazheve me Gentianin për të cilën fliste edhe me kamer një tjetër numër i ka shkruajtur duke iu prezantuar si Gramoz ku edhe ai pretendohet se kokaina e marrë nga Astrit Prenga është e tij.
Sipas dëshmisë së gjatë të Ndrek Prengës, pasi policia ka ndërhyrë në kompleksin Goldën në Shijak nga ai moment ai ka ndërprerë komunikimet me të gjithë personat që kishte folur.
Sipas Ndrek prengës prej moshës 13 vjeç është larguar nga Shqipëria ku e ka ndërtuar jetën në Britaninë e Madhe dhe ka dy djem.
Jan Prenga babai i 5 fëmijëve trupi i së cilit akoma nuk është gjetur u mor peng në janar të vitit 2020 pas një konflikti për drogë.
Sipas hetimeve, Dritan Rexhepi, i cili aktualisht rezulton të jetë i burgosur në shtetin e Ekuadorit dhe Gentjan Funiqi (Doçaj) me precedent penal në fushën e narkotikëve, në fund të muajit dhjetor 2019 kanë urdhëruar rrëmbimin e Jan Prengës, me banim në Kamëz.
Kjo, pasi Astrit Prenga, vëllai i viktimës vodhi një sasi kokaine në Portin Portsmouth të Anglisë, që u përkiste atyre, e cila ishte importuar nga Ekuadori në Angli.
Ky rrëmbim është urdhëruar prej tyre me qëllim që Astriti dhe personat e tjerë të kthenin lëndën narkotike.
Ndërsa organizimi i rrëmbimit është kryer nga Martin Bleta e Korado Keshteja, ekzekutimi i këtij rrëmbimi është kryer nga Artan Doçaj, Aldo Majnishta, Geraldo Martini dhe një person tjetër i paidentifikuar.
Rrëmbyesit e transportuan nga Kamza me automjetin e vjedhur “Range Over”, në bodrumin e resortit “Golden”, nga ku më pas ai doli i pa jetë. Këto detaje dhe të dhëna u vërtetuan nga një kamera sigurie e këqyrur nga ekspertët e kriminalistikës, gjatë një hetimi intensiv. /Versus.al







