AKTUALITET /

Avokati i kopshtarit të kompleksit të Hajrave ku u zhduk Jan Prenga kërkon riçljen e shqyrtimit gjyqësor (arsyet)

Në procesin gjyqësor për Festim Bixhdilin kopshtarin e kompleksit të Hajrave ku u zhduk Jan Prenga, avokati i tij Ilir Murati, kërkoi riçeljen e shqyrtimit gjyqësor.

Shkruar nga Versus

Avokati i kopshtarit të kompleksit të Hajrave ku u zhduk Jan Prenga

Në procesin gjyqësor për Festim Bixhdilin kopshtarin e kompleksit të Hajrave ku u zhduk Jan Prenga, avokati i tij Ilir Murati, kërkoi riçeljen e shqyrtimit gjyqësor.

“Gjykata e Lartë arsyetoi që Apeli i Posaçëm nuk pati prova të mjaftueshme. Duke marrë shkas nga argumentat e Gjykatës së Lartë, kërkojmë riçelje të shqyrtimit gjyqësor. Kërkojmë rimarrjen e provave të reja si dhe të merren në pyetje disa shtetas”.

Mes dëshmive që kërkoi avokati janë familjarë të viktimës dhe persona si të dyshuar që janë përfshirë në krim, mes të cilëve Dritan Rexhepi, Aldo Majnishta, Gentian Funiqi, Korado Gështenja dhe të tjerë.

Ndërkohë, prokurorët e çështjes Behar Dibra dhe Elida Kaçkini ishin kundër, duke theksuar, se shqyrtimi gjyqësor duhet të përsëritet vetëm për marrjen e provave të reja.

“Ne pajtohemi me avokatin. Mendojmë që duhet të përseritur shyqrtimi gjyqsor, por vetëm në marrjen e provave të reja. Pse kjo kërkesë nuk ështe bërë me parë nga ana e avokatit dhe çfare do ndryshonte? Pyetja e këtyre personave. Festim Bexhdili është pyetur në Shkallë të Parë dhe Olsi Turja. Ndërsa të tjerët kanë qenë në masën “Arrest në burg” në mungesë. Në ketë këndvështrim vlerësojmë se kërkesa nuk gjen mbështetje në nenin 427 i Kodit të Procedurës Penale. Pse kërkohet rimarrja e dëshmive? Çfarë të reje mund të sjellin?”, thanë prokurorët.

Prokurorja Elida Kaçkini-Kërkojmë që të merren si provë edhe letër-porosia që na ka ardhur për Altin Hajrin. Rezulton të jetë dënuar në 2018 për trafikim të lëndëve narkotike nga Gjykata e Roterdamit. Në fund të vitit 2019 Altin Hajri rezulton se ka hyrë ne Shqipëri. Kompleksi ku ka vdekur Jan Prenga është në pronësi të Altin Hajrit. Kërkojmë që të paraqesim dhe pamjet filmike. Situata e kompleksit Golden, pamjet filmike nuk kanë ekzituar për të gjithë kompleksin, duke ngritur dyshime që janë larguar nga ana e të dyshuarve. Por duke qenë se katër vende ku levizte personeli janë konstatuar gjatë ekspertimeve, pamjet janë kqyrur dhe nuk mbulojnë të gjithë kompleksin. Pamjet janë parë nga OPGJ. Akt-ekspertimi i pamjeve filmike është provë e re. Duke qenë se edhe gjatë gjykimit kemi pasqyruër itinerarin e automjetit deri kur futet në kompleksin ‘Golden’. Pamjet janë marrë dhe janë kqyrur nga ana e oficerit. Duke qenë se paraqesin rëndësi, pasi rrëmbimi jo vetem ka qenë i paramenduar për ekzekutimin por ka qenë i paramenduar edhe per veprimet pas saj. Ne dimë kohën e rrëmbimit dhe kohën kur ka shkuar mjeti në kompkeks. Nuk ka qenë situatë e papritur e pengmarrësve që kanë kryer rrëmbimin, por e mirëmenduar që të ishte ky kompleks vendi ku do ndodhte ngjarja”.

Prokurori Behar Dibra- Duke qenë se Dritan Rexhepi dhe Aldo Majnishta janë arrestuar tani, mund të pranohet kërkesa e avokatit për thirrjen e tyre si dëshmitarë.

Më 1 prill në orën 11.00 është caktuar të mbahet seanca e radhës, ku do shprehet gjykata për kërkesat e palëve, ndërsa mbrojtjes i lihet kohë të njihet me provat e SPAK-ut.

Festim Bexhdili, u dënua përjetë, në dy shkallët e gjyqësorit, por Gjykata e Lartë e prishi vendimin e Apelit, duke caktuar ndaj kësaj të fundit të paktën 35 detyra.

Çështja në Apel po shqyrtohet për Festim Bexhdilin e Olsi Turjan me një trupë tjetër gjyqësore, ku mbrojtja krkon nisjen e procesit nga e para, ndrsa SPAK vetm pr dy dëshmitar dhe pr provat e reja.

Bexhdili u dënua me burgim të përjetshëm ndërsa Olsi Turja me 3 vite për veprën “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” kryer në bashkëpunim.

Jan Prenga u rrëmbye në Kamëz, dyshohet pas një konflikti që vëllai i tij kishte me trafikantët shqiptarë të drogës, pasi u akuzua se kishte përvetësuar një ngarkesë prej 283 kilogram kokainë në Britaninë e Madhe.

Në formë hakmarrje ndaj këtij veprimi gjykata thotë se me urdhër të Dritan Rexhepit , është marrë peng edhe 52-vjeçari i cili më pas ka ndërruar jetë si pasojë e rrahjes dhe keqtrajtimeve ndërsa trupi i tij ende nuk është gjetur.

Tags:

jan prenga

Poll