AKTUALITET /

Vajza e Agron Llakës merr postin e rëndësishëm, emërohet drejtoreshë e Metrologjisë

Lajmi u bë publik nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i cili përmes një postimi në rrjete sociale theksoi se Alkida Llakaj sjell me vete një përvojë 14-vjeçare në institucione publike kyçe.

Shkruar nga Versus
Vajza e Agron Llakës merr postin e rëndësishëm,
Alkida Llakaj

Vajza e aktorit të njohur të humorit, Agron Llakaj, është emëruar në një pozitë të rëndësishme, duke u bërë drejtoreshë e Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë.

Lajmi u bë publik nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i cili përmes një postimi në rrjete sociale theksoi se Alkida Llakaj sjell me vete një përvojë 14-vjeçare në institucione publike kyçe. Sipas Gonxhjas, Alkida ofron ekspertizë të thellë në fusha si auditimi dhe në mbikëqyrjen institucionale.

Postimi i plotë i Blendi Gonxhes

Tjetër kapacitet me vlera i shtohet ekipit drejtues të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit!

Suksese Alkida Llakaj, në drejtimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë!

Me një përvojë 14-vjeçare në institucione të rëndësishme publike, Alkida sjell ekspertizë në auditim, mbikëqyrje institucionale dhe përmirësimin e qeverisjes publike.

E diplomuar në State University of New York dhe Universitetin e Tiranës, një MSc në Politika dhe Qeverisje në Europë, si dhe studime të avancuara doktorale, Alkida Llakaj vjen në këtë detyrë me një vizion të qartë për forcimin e standardeve metrologjike dhe rritjen e transparencës institucionale./Versus.al

Poll