AKTUALITET /

'Avokati Sokol Mëngjësi ishte i shqetësuar në takimin me Nanon' zbardhet dëshmia e biznesmenit Arben Rrelit

Është zbardhur dëshmia e biznesmenit Arben Rreli trashigimtar i pronës tek Diga e liqenit  i cili ka treguar detaje mbi kushtet e kontratës që familjet lidhen me avokatin Sokol Mëngjesi sot në gjendje të rëndë në një spital të Athinës pas dhunës barbare të ushtruar.

Shkruar nga B.SH

'Avokati Sokol Mëngjësi ishte i shqetësuar në takimin

Është zbardhur dëshmia e biznesmenit Arben Rreli trashigimtar i pronës tek Diga e liqenit  i cili ka treguar detaje mbi kushtet e kontratës që familjet lidhen me avokatin Sokol Mëngjesi sot në gjendje të rëndë në një spital të Athinës pas dhunës barbare të ushtruar.

Shumica e trashigimtarëve sipas Rrelit nuk kishin mundësi të paguanin shpenzimet e avokatit dhe ranë dakort me Sokol Mëngjesin që nese e fitonte procesin 30% e sipërfaqes së tokës do ti kalonin si kompesim për shërbimin e kryer.

Gjyqi është fituar në 2018-ën në Apel dhe 5 pjesëtarë nga trungu i trashëgimtarëve e kanë paguar avokatin.

3 pjesëtare sipas Rrelit nuk i shlyen detyrimet, mes tyre edhe Dritan Nano i dënuar në gjykata me arrest me burg.

Në dosjen hetimore thuhet se biznesmeni Arben Rreli ka treguar dhe për takimin 3 ditë para se të avokati Sokol Mëngjesi të sulmohej.

Avokati e ka marrë në telefon dhe i ka kërkuar të takoheshin afër zyrës së tij në ish-bllok për t’i kërkuar ndihmë nëse mund të fliste me pjesëtarët e aktmarrëveshjes që nuk e paguanin.

Në takim, biznesmeni Rreli thotë se avokati i kishte treguar i shqetësuar se në muajin shkurt ishte takuar në kafe me Dritan Nanon i cili refuzoi t’i shlyente detyrimin.

Në këto kushte siç biznesmeni Rreli tregon nga biseda me avokatin Mëngjesi i kishte thënë se do t’i drejtohej gjykatës, por Dritan Nano i cili ishte i shoqëruar nga 3 persona të tjerë ulur në tavolinën ngjitur, nisi t’i bënte presion.

Poll