AKTUALITET /

Banda shqiptare terrorizon Premier League, futbollistët punësojnë ish-ushtarakë për të ruajtur pasuritë e tyre

Futbollistët e Manchester dhe Merseyside shqetësohen për shtëpitë dhe makinat e tyre

Shkruar nga Versus

Banda shqiptare terrorizon Premier League, futbollistët punësojnë

Disa futbollistë të Premierë League dhe më konkretisht Liverpool, Manchester City, Everton dhe Manchester United janë në gatishmëri mes frikës për veten, familjet dhe pasuritë e tyre.

Siç shkruan Daily Mail duke cituar një raport ekskluziv, një bandë grabitësish profesionistë me origjinë shqiptarë po vjedhin makina në zonë dhe madje po e bëjnë këtë me karrotrec për të lëvizur sa më shumë automjete njëherësh.

Sipas medias britanike për pasojnë janë punësuar mercenarë, ish-ushtarë si dhe ekipe speciale me qen nga yjet e Premier League për monitoruar dhe për të parandaluar çdo incident në të ardhmen.

Madje, thuhet se edhe klubet e futbollistëve janë në komunikim për të shkëmbyer informacione lidhur me këtë çështje dhe për të garantuar më mirë sigurinë e futbollistëve dhe familjarëve të tyre, të cilët nga ana e tyre duket se janë mjaft të frikësuar nga përmasat që ka marrë çështja./Versus.al

Poll