AKTUALITET /

Behgjet Pacolli i nevrikosur, avionin e tij e lanë në ajër për 37 minuta

Shkruar nga Versus

Behgjet Pacolli i nevrikosur, avionin e tij e lanë në ajër

Pasunari Behgjet Pacolli është i nevrikosur.

Me një reagim në faqen e tij në Facebook, Pacolli ka shkruar se, avioni i tij me 7 pasagjerë brenda është lënë dje në ajër për 37 minuta.

Ish-presidenti ka kërkuar llogari nga përgjegjësit që sipas tij kanë bërë këtë veprim duke keqpërdorur detyrat zyrtare.

Reagimi i Behgjet Pacollit në Facebook:

Dje pasdite, autoritetet e aviacionit civil të Kosovës na lanë në ajër (jo edhe mbi territorin e Kosovës), për 37 minuta. Askush nga ne nuk e di arsyen, por një gjë është e sigurt;

• Operatori amerikan ka leje të përhershme për aterrim në Prishtinë.

• Janë përfillur të gjitha veprimet e parapara me rregullat e fluturimit.

• Aeroporti i Prishtinës na informoi se nuk ka pasur asnjë pengesë për aterrim.

Në aeroplan kanë qenë 7 pasagjerë të cilët kanë përjetuar vështirësi për shkak të turbulencave të mëdha në territorin e pritjes për aterrim.

Shpresoj shumë që këto ditë do të njoftohemi për arsyen e këtij veprimi të shëmtuar qe si duket vjenë nga vullneti i individëve të papërgjegjshëm vjen nga vullneti i individëve të papërgjegjshëm që keqpërdorin detyrat e tyre zyrtare, megjithatë organet e drejtësisë janë në veprim.

Poll