
Vrasësi me pagesë Nuredin Dumani i cili tashmë është kthyer në të penduar të drejtësisë ka vijuar edhe sot me dëshminë e tij gjatë seancës që zhvillohet në GJKKO ku janë të pranishëm edhe personazhe të tjerë që inkriminohen nga dëshmitë e tij.
Ai rrëfeu sërish njohjen me të shumëkërkuarin Talo Çela, ndërsa tha se pas 2019-ës prishi marrëdhëniet me të. Sa i takon marrëdhënies me Erjon Alibejn, Dumani u shpreh se së bashku me të kishin planifikuar listën me persona që duheshin eleminuar duke nisur nga Talo Çela dhe deri tek vëllezërit Çopja.
Pjesë nga dëshmia e Dumanit në seancën e GJKKO:
Talo Çelën e kam njohur ne vitin 2009 ose 2010 nga ilirjan feci. Kam qendruar tek shtepia e talos dhe ai tek shtepia ime. Kam njohur dy vellezer te Talos. Deri ne 2019 kam patur maredhenie te mira me Talo Celen. Kam patur kontakte edhe ne vellain e tij, Bujar Celen, ne shtepi e kam takuar vetem ne 2013 me pas ne nje lokal. Bujari i sherbente Talos, bente takim ne emer të tij e ndihmonte për çdo gjë.
Elio Bitri me ka njohur me Erion Alibejn. Jam vënë në dijeni që Erjon Alibej kerkonte te me takonte. Dhe elio me tha qe Erion Alibej ka rene ne gjurmet tuaja qe vella im ka qelluar ne drejtim te vellait te erjon alibejt dhe familjes se tij.
Në shtepinë e Eljo Bitrit jam takuar me Arjan spahiun, njeri i aferm i Erjon Alibejt per te sqaruar qe nuk isha une personi qe ka qelluar ne drejtim te vellait te tij dhe familjareve. Kur kam takuar Erjon alibejn nuk shkuan per te bere pazare per vrasje. Une shkova te takoja Erion Alibejn per te negociuar per te vrare Talo Çelën dhe Altin ndocin, nuk doja ti vrisja keta me doren time. Doja ti vriste Erjoni me njerezit e tij. Pas takimit me Erjonin ndryshoi gjithçka dhe vendosëm që të dy që të eleminonim kundërshtarët.
Në takimin e pare qe bera me erjon alibejn per me shume se 2-3 ore hartuam nje liste per personat që do të eleminonim. Pasi kishte marrë vesh që Talo Çela donte të na vriste, së bashku me Erjonin vendosëm ta godisnim nga Durrësi.
Kisha informacion qe Dorian Shkoza me vezhgonte per te me vrare. Do fillonim ekzekutimet nga durresi pastaj ne Elbasan. Vellezerit Çopja ishin ne Elbasan dhe altin ndoci ishte ne Tirane, prandaj vendosem te nisnim nga Durrësi.
Mes të tjerash ai rrëfeu edhe për vrasjet e Emiliano Ramazanit dhe Rigers Runajt.
Avokati Hasa: Keni treguar dhe për vrasjet e Emiliano Ramazanit dhe Rigers Runajt? Kur e vendosët?
Dumani: Ishte verë 2020. Ishin shumë emra për tu vrarë në Elbasan. Nuk kishim radhë, por kush të dilte para do eleminohej. Emiliano Ramazani u bë i pari. Në Elbasan unë informacion merrja vecc nga Elio Bitri. Emiliano Ramazani shkonte në një palestër në Elbasan. Kishim informacion të brendshëm nga aty. Alibejt i vinin foto herë pas here edhe për Bujar Celën dhe Emiliano Ramazanin.
Seanca e sotme për dosjen "Plumbi i Artë" që goditi emra të njohur të botës së krimit, është vazhdimësi e seancave të mëparshme në GJKKO ku Dumani ka rrëfyer detaje për përfshirjen e tij në krime të shumta dhe për ngjarje për të cilat ka pasur dijeni. Versus.al







