Live Updates /

DËSHMITË/ Nuredin Dumani tregon në gjyq si u grabit banesa e dhëndrit të Agron Dukës! Avokatja e Altin Ndocit: Më kërcënoi me jetë! Dëgjoni audion

*Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet sot seanca e radhës për dosjen e “Plumbit të Artë” që u zbërthye me anë të dëshmive të vrasësit me pagesë Nuredin Dumani. *Fillimisht u rrëzua kërkesa për të zhvilluar seancën me dyer të mbyllura. Ndërsa më pas Dumani rrëfeu se ku kishte jetuar, në përgjigje ndaj pyetjeve të bëra. *Në sallën e gjyqit nuk munguan debatet mes Dumanit dhe ish-bashkëpunëtorit të tij Gentian Sharra për grabitjen e kambistit. *Dumani tha se ndërhyrja për të grabitur ishte bërë sapo shënjestra kishte falur namazin dhe kishin arritur t’i merrnin 20 milionë lekë të vjetra të cilat i ndanë më pas në pjesë të barabarta nga 5 milionë lekë të vjetra secili. *I penduari i drejtësisë rrëfeu se si bashkë me Dorian Shkozën grabitën 500 mijë euro në shtëpinë e dhëndrit të politikant Agron Duka. *Në kohën që gjykata vendosi të ndërpresë seancën për 10 minuta, avokatja e Altin Ndocit u shpreh se është kërcënuar me jetë nga Dumani

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet sot seanca e radhës për dosjen e “Plumbit të Artë” që u zbërthye me anë të dëshmive të vrasësit me pagesë Nuredin Dumani. *Fillimisht u rrëzua kërkesa për të zhvilluar seancën me dyer të mbyllura. Ndërsa më pas Dumani rrëfeu se ku kishte jetuar, në përgjigje ndaj pyetjeve të bëra. *Në sallën e gjyqit nuk munguan debatet mes Dumanit dhe ish-bashkëpunëtorit të tij Gentian Sharra për grabitjen e kambistit. *Dumani tha se ndërhyrja për të grabitur ishte bërë sapo shënjestra kishte falur namazin dhe kishin arritur t’i merrnin 20 milionë lekë të vjetra të cilat i ndanë më pas në pjesë të barabarta nga 5 milionë lekë të vjetra secili. *I penduari i drejtësisë rrëfeu se si bashkë me Dorian Shkozën grabitën 500 mijë euro në shtëpinë e dhëndrit të politikant Agron Duka. *Në kohën që gjykata vendosi të ndërpresë seancën për 10 minuta, avokatja e Altin Ndocit u shpreh se është kërcënuar me jetë nga Dumani

4 Postime
3 JAVE ME PARE

“Më ke ngelur dhe ti...”/ Deklarata tronditëse e avokates së Altin Ndocit: U kërcënova me jetë nga Nuredin Dumani, dëgjoni audion

DËSHMITË/ Nuredin Dumani tregon në gjyq si u grabit banesa e

Avokatja e të pandehurit të dosjes “Plumbi i Artë” Altin Ndoci, ka lëshuar deklaratën e fortë në sallën e gjyqit në GJKKO në lidhje me të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumanin.

Në kohën që gjykata vendosi të ndërpresë seancën për 10 minuta, avokatja e Altin Ndocit mori fjalën dhe kërkoi të merren masa. Ajo kërkoi nga gjyqtarët që të dëgjonin audion e kërcënimit të Dumanit.

Pjesë nga zhvillimet në seancën gjyqësore;

Avokatja: Gjykata të marrë masa, ndërprerjen e seancës, nëse nuk bëhen këto do kërkoj përjashtimin e trupës gjykuese. Nuredin Dumani më ka thënë vetëm ti më ke mbetur pa u vrarë.

Mendon se po bëj detyrën time më së miri. Kërkoj që kolegët të më bashkohen në këtë reagim. Unë nuk di ta kem kërcënuar apo ofenduar Nuredin Dumanin.

Enver Diva i pandehur: Më ka bërë edhe mu kërcënim, nuk e di se ca ka jo se e kam frikë se jashtë nuk ka burrni

Gentian Sharra i pandehur: E dëgjuat shumë mirë kur me tha mua hajt se ta rregulloj unë

Gjykata: Audio dhe video janë të disponueshme nga secili prej palëve, patjetër që do të iu vendosim në dispozicion.

Prokurori i çështjes: Çfarë është kjo, do konsiderohet patjetër situata. Nuk është shkak për të ndërprerë seancën

Avokatia: Kolegen tënde e keni marrë në mbrojtje se kanë dashur ta vrasin kolegën tuaj./Versus.al

3 JAVE ME PARE

Dëshmi të reja/ Deklarata e fortë e Nuredin Dumanit: Grabitëm 500 mijë euro në shtëpinë e dhëndrit të Agron Dukës

DËSHMITË/ Nuredin Dumani tregon në gjyq si u grabit banesa e

Janë zbardhur dëshmi  të reja të penduarit të Drejtësisë Nuredin Dumani, gjatë seancës së sotme gjyqësore me Gentian Sharrën, një prej bashkëpunëtorëve të tij.

Gjatë rrëfimit të dëshmisë, i penduari i Drejtësisë ka treguar se si së bashku me Dorian Shkozën kanë grabitur shtëpinë e dhëndrit të politikanit Agron Dukës, ku sipas tij kanë gjetur 500 mijë euro.

Pjesë nga zhvillimet në seancën gjyqësore;

Gentian Sharra: Tek magazina e Ardian Çollakut, i latë lekët dhe u larguat.

Dumani: Po

Gentian Sharra: Si more nuk i numërove lekët, u largove pa i numëruar. Aman moj zonja gjyqtare a nuk i njeh hajdutët, si ikin pa numëruar lekët.

Gjyqtari: Keni kryer grabitje banesash?

Dumani: Po në Shijak dhe në Vilbashtovë. Shtëpia ishte e dhëndrit të Agron Dukës sipas Dorian Shkozës dhe kishte mbi 500 mijë euro aty. Grabitja është berë me makinën time tip ML. I kam heq targat dhe pjesë që të mos dukej se është e imja./Versus.al

3 JAVE ME PARE

“E sulmuam sapo fali namazin”, Dumani përplaset me Sharrën për grabitjen e kambistit: I morëm 20 mln lekë

DËSHMITË/ Nuredin Dumani tregon në gjyq si u grabit banesa e

I penduari i drejtësisë, vrasësi me pagesë Nuredin Dumani ka pasur debate në sallën e gjyqit sot me Gentian Sharrën, një prej bashkëpunëtorëve të tij në grabitjen e ndodhur në Kavajë ku edhe mbeti i vdekur një kambist.

Gentian Sharra ndërhyri gjatë dëshmisë së Dumanit duke thënë se në grabitje kishte qenë vëllai i tij Dashnor Dumani. Ndërsa vrasësi me pagesë vijoi me dëshminë e tij duke treguar për detajet e ngjarjes dhe planin e bërë.

Ai tha se ndërhyrja për të grabitur ishte bërë sapo shënjestra kishte falur namazin dhe kishin arritur t’i merrnin 20 milionë lekë të vjetra të cilat i ndanë më pas në pjesë të barabarta nga 5 milionë lekë të vjetra secili.

Pjesë nga zhvillimet në seancën gjyqësore;

Gentian Sharra: Në grabitje ka qenë vëllai jot Dashnor Dumani.

Debat mes të pandehurit Gentian Sharra dhe të penduarit Nuredin Dumani.

Avokati Hazizaj: Keni bërë ndonjë vjedhje në Kavajë?

Dumani: Po kam bërë me klientin tuaj. Kam qenë unë, Talo Cela, Gentian Sharra, dhe Ilirjan Fecci. Unë dhe Talo do bënim grabitjen, Sharra ishte shofer tek Audi me targa të vjedhura dhe Feçi lëvizte me një BMË seri 5. Makinat ishin të vjedhura. Në takoheshim shpesh 2-3 herë në javë, nuk flisnim për gjëra që s’kishim njohuri, por për vjedhje grabitje, se aty kishim njohuri.

Kur ka ndodhur vjedhja?

Dumani: Vjedhja ka ndodhur fund 2012 dhe fillim 2013, se nuk jam i saktë me datat.

Çfarë keni veshur atë ditë?

Dumani: Rroba, të bardha dhe të kuqe, jo njëherë, por ishim të veshur sportiv se do iknim me vrap, emrin s’ja dija, por ja the ti tani. Jemi larguar me Audin, ku Gentian Sharra ishte shoferi i mjetit. Ai ishte 20 metra larg vendit ku do bënim grabitjen, në makinë. Ilirjan Fecci ishte në gatishmëri, nëse vinte policia apo diçka tjetër. Organizimi është bërë në afërsi të rrugës, tek shtëpia e hallës së Ilirjan Feccit. Aty e kishim si bazë, për makinat e vjedhura, se familja e hallës jetonte në Itali. Kam shkuar vetëm tek shtëpia e hallës.

Cila është shuma që grabitet?

Dumani: Diku tek 20 milionë, i kemi ndarë në mënyrë të barabartë, secili nga 5.

Gentian Sharra: Që nga arrestimi dhe në ballafaqimet që kemi bërë bashkë janë 5 herë deklarime dhe jeni kontradiktor. Ndërhyn prokuroria, krijohet debat mes palëve. Për aspektin procedurial.

Dumani: Unë jetoj në një shtëpi me vëllain, jetojmë në një shtëpi, s’kam blerë shtëpi.

Keni ndonjë shok me emrin Tani?

Dumani: S’më kujtohet, pasi shumica nuk janë më.

Ndërhyn Enver Diva, i thotë ai gënjen, ka frikë se janë mediat aty.

Në Elbasan, ke kryer grabitje tjetër?

Dumani: Mesa mbaj mend, unë kemi kryer. Kemi organizuar kur dikush të gjen grabitje, e studion zonën e tjera dhe krijon siguri se sa para ka me vete “viktima”, por duhet të jesh i sigurt sa para ka me vete, se ke përgjegjësi. Pasi bëhej edhe me interesa me përqindje, ai që ka informacionin.

Avokati: E kuptova.

Dumani: Faleminderit.

Batuta mes avokatit dhe të penduarit.

Grabitja ka ndodhur në 2018. Kambistin e grabitëm, sapo falej namazi, se ishte Ramazan dhe pashë një person që po shkonte në xhami, pranë kalasë së Elbasanit. Për fat të keq të tyre, gjithashtu kambistët dolën në të njëjtin orar. Me armë kam qëlluar unë, fillimisht në gjoks.

Ardian Collaku nuk e di a ishte pronari. Grabitjen e kryem me një mjet, e përplasëm diku që të orientohej, Opel i bardhë me xhama të zinj, e kemi bërë pas shtëpisë së Talo Celës. Aty vendosnim xhamat e zinj. Viktima kishte benzinë në portobagazh, vishnje.

Pasi doli kambisti nga shtëpia, i jemi afruar afër me makinë, unë kam zbritur, i kam thënë ulë në tokë, dhe më tha “gjuaj”. Ai kundërshtoi. Unë e kam qëlluar 1 ose 2 herë në gjoks dhe një herë në kupën e gjurit, mesa mbaj mend në gjurin e djathtë. Pasi morëm paratë, jemi larguar. Unë kam marrë 17-20 milion lekë, të njëjtën shumë ka marrë edhe Dorian Shkoza, Ardian Collaku, Gentian Sharra dhe Talo Cela. Versus.al

3 JAVE ME PARE

“Kishte 8 kg flori, e goditëm me leva hekuri”, Nuredin Dumani rrëfen grabitjen e argjendarit

DËSHMITË/ Nuredin Dumani tregon në gjyq si u grabit banesa e

Në senacën e Plumbit te arte avokatet u tha e drejte ta pyesin deshmitarin e drejtësise Nuredin Dumanin mbi ngjarje te ndryshme

Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet sot seanca e radhës për dosjen e “Plumbit të Artë” që u zbërthye me anë të dëshmive të vrasësit me pagesë Nuredin Dumani.

Fillimisht u rrëzua kërkesa për të zhvilluar seancën me dyer të mbyllura. Ndërsa më pas Dumani rrëfeu se ku kishte jetuar, në përgjigje ndaj pyetjeve të bëra.

Dumani: Jam shpërngulur nga Dibra drejt Rrogozhinës, kam shkuar në Durrës, kam lëvizur vetë herë pas herë, ndërsa në 2020-ën mora apartament në Elbasan përballë parkut.

Avokati: A i njihni rrugët?

Dumani: Varet çfarë rruge, deri diku i njoh

Avokati: Gentian Sharrën nga e njihni?

Dumani: E njoh nga Talo Çela në 2010-ën.

Sa i takon grabitjeve të kryera, Dumani rrëfeu grabitjen e një argjendari në Elbasan në vitin 2011 duke thënë se ngjarja ishte planifikuar nga Gentian Sharra i cili ka qenë i dënuar më parë për trafik droge.

“Kam bërë shumë grabitje por mbaj mend grabitjen në Elbasan një argjendari, rreth vitit 2011. Unë se kisha parë më pare viktimën po e kishte planifiku Gentian Sharra. Unë kam shkuar vetëm datën e ngjarjes. Gentian Sharra na tha që ta godisnim me leva hekuri. Personi që do grabisnim ishte në një parking. Planin e biseduam tek shtëpia e Talo Çelës e cila ndodhet në afërsi të lokalit të Gent Sharrës.

Ështe një shtëpi dy katëshe dhe çati. nuk ka pasur portë ka qenë me rrjetë. Viktima që e grabitën ishte trup i mbushur më gjatë si unë. Për veshjen nuk e mbaj mbaj mend. Kishte ora varse floriri diku tek 8 kg e 300 gram.

I morëm shkuan tek shpia e Talos dhe i kam zbardhur në tavolinë. Përdorëm një benz 2500 për t’u kthyer nga vendi ku kryem grabitjen”- tha i penduari i drejtësisë. Versus.al

Poll