AKTUALITET /

Bllokuan Tiranën për 3 orë, lirohen 7 protestuesit e PD që u arrestuan gjatë mosbindjes civile (EMRAT)

Shkruar nga Versus

Bllokuan Tiranën për 3 orë, lirohen 7 protestuesit e PD që u

Tiranë- Gjykata ka caktuar vetëm masën “detyrim paraqitje” për 7 prej protestueve të Partisë Demokratike të cilët u arrestuan për bllokimin e qarkullimit gjatë protestës së zhvilluar më 23 dhjetor.

Protestuesit Albin Cami, Julian Çela, Romario Bilo, Vlash Gjonaj, Arif Hoxha, Gëzim Sadikaj, Çlirim Kokaj u arrestuan gjatë mbrëmjes pasi bllokuan për rreth 3 orë qarkullimin në disa zona të ndryshme të Tiranës gjatë organizimit që kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha e konsideroi si “mosbindja civile më e suksesshme”.

Ndërkohë për 14 deputetë dhe 29 përfaqësues të PD e PL vijon procedimi në gjendje të lirë nën akuzë për kryerjen e veprave penale të bllokimit të qarkullimit, organizimit të tubimeve të paligjshme dhe kundërshtimit të forcave të policisë.

Në një deklaratë të mbajtur një ditë pas mosbindjes civile të radhës, Sali Berisha i cili ishte i pranishëm për herë të parë që prej lirimit nga arresti shtëpiak, e konsideroi protestën si “çlirim” të kryeqytetit për tre orë. Kërkesa kryesore e opozitës në organizimin e mosbindjes civile është krijimi i një qeverie teknike. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: