Tiranë- Policia ka zhvilluar një aksion policor pasditen e sotme në rreth 30 qendra estetike për të cilat janë lëshuar urdhër kontrolli brenda bizneseve.
Krimi ekonomik ka zbuluar një sasi të konsiderueshme me mallra botoxi kontrabandë të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Deri më tani, nuk ka urdhër-arreste të lëshuara nga prokuroria e Tiranës, por mësohet se ka nisur hetimi për 6 persona. Versus.al







