AKTUALITET /

Sasi e madhe botoxi kontrabandë në qendrat estetike! 3 të arrestuar në Tiranë, 2 në kërkim

Ndaj të arrestuarve dhe të proceduarve, rëndon akuza për veprën penale të shitjes dhe tregtimit të mallrave kontrabandë.

Shkruar nga Versus
Sasi e madhe botoxi kontrabandë në qendrat estetike! 3 të
Foto ilustruese: Policia dhe injektimi i botoxit në qendrat estetike

Tiranë- Tre persona janë vënë në prangat e policisë pas kontrolleve të ushtruara pasditen e sotme në 30 qendra estetike ku dyshohej se kishte mallra kontrabandë.

Gjatë kontrolleve u konstatuan sasi të mëdha botoxi që ishte futur pa faturë dhe u shitej klientëve kontrabandë duke shkaktuar dëm për buxhetin e shtetit. Si pasojë e këtyre mallrave kontrabandë të gjetur, policia ka arrestuar 3 personave, mes të cilëve bëhet me dije emri i Milton Kumarakut.

Ndërsa janë shpallur në kërkim 2 persona, ndërkohë që për 6 të tjerë ka nisur hetimi në gjendje të lirë.

Operacioni u krye nga agjentë të krimit ekonomik në qendrat estetike të cilat kanë lulëzuar gjithnjë e më shumë në Tiranë. Mallrat kontrabandë të gjetura janë sekuestruar nga prokuroria në cilësinë e provës materiale. Versus.al

Poll