AKTUALITET /

Burri vrau gruan me sëpatë në Konispol, banorja zbulon detaje për familjen ku ndodhi tragjedia

Banorja mohoi të kishte parë shenja dhune apo konflikte në familjen ku ndodhi ngjarja e rëndë.

Shkruar nga Versus
Burri vrau gruan me sëpatë në Konispol, banorja zbulon detaje
Një prej banoreve të zonës ku ndodhi tragjedia

Ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm në Konispol ku burri vrau gruan më pas djali vrau babain duke e hedhur nga shkallët, ka tronditur opinionin publik dhe banorët e zonës në fshatin Shalë.

Një prej banoreve ka folur për TCH ku ka zbuluar detaje rreth familjes ku ndodhi tragjedia. Ajo tha se nuk kishte dëgjuar që mes tyre të kishte pasur konflikte të mëhershme.

“Jemi shumë të tronditur, merreshin me punët e tyre private, kishin 3 fëmijë, nuk i njohim për konflikte, jemi shumë të tronditur, nuk vinte në lokal por e shikoja në rrugën, kalonte shpesh, thoshte një mirëmëngjesi të gjithë, edhe zonjën e njoh ishte nga fshati, edhe djali, ishin familje e mirë, nuk kishin probleme të tilla”- tha banorja.

Deri më tani, dyshohet se ka qenë një konflikt i çastit ai që e ka shtyrë Huso Ismalajn të kryente krimin e rëndë. Më pas djali i tij Klement Islamaj ka marrë hak duke e shtyrë atë nga shkallët. Versus.al

Poll