AKTUALITET /

“Damask” çon në pranga 18 persona, shkatërrohet grupi që trafikonte qeniet njerëzore (SKEMA)

Hetimet deri në finalizimin e operacionit “Damask” kanë zgjatur 12 muaj.

Shkruar nga Versus

“Damask” çon në pranga 18 persona, shkatërrohet

Një grup kriminal që merrej me trafikun e qenieve njerëzore është shkatërruar duke çuar në pranga 15 persona i drejtuar dhe i financuar nga 3 persona të huaj me kombësi egjiptiane dhe siriane. Ndërkohë janë shpallur në kërkim 4 të tjerë, ku policia ka informacione se janë jashtë vendit dhe se po ndiqen procedurat urgjente për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të tyre. Hetimet deri në finalizimin e operacionit “Damask” kanë zgjatur 12 muaj.

Si funksiononte skema?
Referuar njoftimi zyrtarë të Policisë së Shtetit, personat e arrestuar iu kanë dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, shume shtetasve që vinin kryesisht nga Lindja e Mesme. Ato i fusnin në territorin shqiptar nga Greqia dhe më pas dhe tranzitoheshin në drejtim të kufijve veriorë të Shqipërisë, në Malin e Zi dhe në Kosovë. Për këtë, uniformat blu njofton se ka prova që dokumentojnë se të 3 arrestuarit, se shtetasit e huaj, me kombësi egjiptiane dhe siriane janë organizatorë dhe financues të kësaj veprimtarie kriminale. Për finalizimin e këtij operacioni është bashkëpunuar edhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, Durrës, Shkodër dhe me Komisariatin e Policisë Sarandë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.

Sekuestrohen para e makina
Gjatë hetimeve të kryera në kuadër të këtij operacioni janë sekusetruar 10 automjete, rreth 20 mijë euro dhe 500 000 lekë, 24 celularë, 10 pasaporta dhe fotokopje pasaportash të shtetasve egjiptianë dhe sirianë.

Poll