Ambasada Britanike në Tiranë ka uruar kreun e SPAK, Altin Dumanin pasi Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli kampion kundër korrupsonit.
Në statusin e saj Ambasda shkruan se ky çmim prestigjioz nxjerr në pah përpjekjet e Altin Dumanit në drejtimin e punës së SPAK-ut për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, të cilat janë thelbësore për progresin e reformave në Shqipërisë.
Ambasada britanik shton më tej se nën drejtimin e Dumanit, SPAK ka vepruar me integritet, përgjigjshmëri dhe në interes të shtetit ligjor.
Ambasada e mbyll postimin e saj duke shkruar se qeveria britanike mbetet e vendosur për të mbështetur SPAK dhe reformat në drejtësi të Shqipërisë.
Statusi i Ambasadës britanike:
Ambasada Britanike në Tiranë uron Altin Dumanin, kreun e SPAK, për njohjen si Kampion Kundër Korrupsionit nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Ky çmim prestigjioz nxjerr në pah përpjekjet e jashtëzakonshme të Z. Dumani në drejtimin e punës së SPAK-ut për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar – kjo është thelbësore për progresin e reformave të Shqipërisë dhe për të siguruar besimin e qytetarëve të saj.
Nën drejtimin e Z. Dumani, SPAK ka vepruar me integritet, përgjegjshmëri dhe në interes të shtetit ligjor. Përkushtimi i tij ka mbështetur SPAK-un për të ofruar një performancë të qëndrueshme dhe të suksesshme në trajtimin e korrupsionit të nivelit të lartë dhe grupeve të fuqishme kriminale.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar mbetet e vendosur për të mbështetur SPAK-un dhe reformat në drejtësi të Shqipërisë. Nëpërmjet bashkëpunimit tonë të ngushtë, ne do të vazhdojmë të luftojmë korrupsionin, të luftojmë krimin e organizuar dhe të forcojmë sundimin e ligjit./Versus.al







