AKTUALITET /

Debat i ashpër te Komisioni për Check-up, Ndreca: Po intimidoni dëshmitarin! Vokshi: Mos ma ngrini zërin

Arsyeja e këtij debate ishte pyetja e drejtuar nga Vokshi mjekut Genc Byrazeri se si ka mundësi që firma e tij ndodhet në procesverbalin e mbledhjes së Komisionit të Koncesionit për Sterilizimin kur ai nuk ishte i pranishëm.

Shkruar nga Versus

Debat i ashpër te Komisioni për Check-up, Ndreca: Po intimidoni

Mbledhja e Komisionit Hetimor për Koncesionet e Sterilizimit dhe Check-Up në Shëndetësi është shoqëruar me debate të forta mes kryetares së këtij komisioni deputetes Vjollca Vokshi dhe deputetit socialist Plarent Ndrecaj.

Arsyeja e këtij debate ishte pyetja e drejtuar nga Vokshi mjekut Genc Byrazeri se si ka mundësi që firma e tij ndodhet në procesverbalin e mbledhjes së Komisionit të Koncesionit për Sterilizimin kur ai nuk ishte i pranishëm.

Në një moment deputeti socialist ndërhyn në bashkëbisedimin mes Vokshit dhe Byrazerit ku shprehet se po bënte pyetje duke shkelur ligjur dhe intimiduar dëshmitarin.

Vokshi:Pra ju keni firmosur për mbledhje që nuk keni qenë në procesverbale sepse proceverbali thotë u mblodhën në këtë datë për këtë qëllim, diskutuam në mbledhje ishin dhe firmat e të pranishme, prandaj quhet proceverbal sepse mbahen çdo thënie, komente, sygjerime dhe duhet të jeni prezent.

Byrazeri: Pikërisht këtë pjesë e kemi shmangur

Vokshi: Nuk e keni shmangur, keni thënë u mblodhën në datë kaq dhe aq.

Byrazeri: Kemi thënë Komisioni u mblodh.

Ndërhyn deputeti Plarent Ndreca

Vokshi: Po ndërhyn pa bërë pyetjen, ca përgjigje t'i marrë se nuk po kupton pyetjen. Komisioni u mblodh në këtë datë. Nuk ka nevojë t'i thuash t'i mos u përgjigj. Tani boll mos më ndërhyjë.

Ndreca: Nuk mund ti thuash ti dëshmitarit i keni bërë ju, këtu del konkluzioni se ju e keni thirrur kot dëshmitarin. E pyesim ne. Ti je për të pyetur dëshmitarin për të marë përgjigje dhe kaq.

Vokshi: Mbarove

Ndreca: Jo nuk mbarova. Kemi 20 minuta që bëni pyetje të cilat janë kundërshtim me ligjin. Ju po e indimidoni.

Vokshi: Po kush po e indimidon? Dua thjeshtë të kuptoj rregullin që ju kishit vënë. Nuk ta kam dhënë fjalën. Kur ta japësh fjalën do e marrësh.

Ndreca: Është mbledhje

Vokshi: Jam shumë e qetë dhe po mundohem të kuptojë dakortësinë që kishte dhënë Komsioni. Mos e merr fjalën kur nuk ta jap.

Ndreca: Jo jo e marr fjalën. E marr se ma jep e drejta si deputet.

Vokshi: Jo kërko fjalën për procedurë ta jap, nuk e merr dot.

Ndreca: Nuk ka për ta mbaruar se pyetja ishte e paligjshme. Pyetja juaj Ishte indimiduese

Vokshi: Kush je ti që e caktoke ligjin?

Ndreca: Shumica ne të gjithë këtu. Pyetjet e tuaja janë intimiduese.

Vokshi: Të erdh një mesazh ty

Ndrecaj: Me mesazhe punoni ju. Unë nuk punoj me mesazhe se jam me vesh këtu. Nuk lejoj që të bëhen pytje të kësaj natyre dhe e ke bërë tre herë të njejtën pyetje.

Vokshi- Unë lexova ligjin, po pyes Byrazerin për marrëveshjen e bërë për firmosje të procesverbaleve, informim për publikun.

Ndreca- Ke 20 minuta që flet, s’ke të drejtë të pakufizuar fjale, janë të drejta të kufizuara dhe po përmend ligjin.

Vokshi- A mund të mbarosh?

Ndreca- A do bësh mbledhje? Kur mbaroj e di unë, nuk më thua dot mua të mbaroj. Lëri këto sjellje, se s’janë të hijshme, mbaroj kur e gjykoj unë. Dua dinjitet për dëshmitarin dhe ne e përdhosim se është turp!

Vokshi- Mos ma ngri zërin!

Ndreca- E ngre qe ç’ke me të, s’të marr leje ty, këtë instrument kam, zëri e qytetarëve shqiptarë!

Vokshi- Po bërtet, mos ma ngri zërin mua...!

Ndreca- Mos ndërhyni! Çdo dëshmi është e pavlefshme, e thotë ligji, po orientoni dhe intimidoni.

Vokshi- Ëhë...

Ndreca- Ëhë, uhu, nuk është argument dhe s’i shkojnë kryetares se Komisionit!

Vokshi- Po s’po e lë, po boll pra...

Mjeku Genc Byrazeri, ishte thirrur për të dëshmuar ditën e sotme në cilësinë e ish-anëtarit të Komisionit të Koncesionit për Sterilizimin, KVO, pedagog i Fakultetit të Mjekësisë./Versus.al



 

 

Poll