Tiranë- Një 19 vjeçar i identifikuar me inicialet E.T është arrestuar nga policia nën akuzën e hedhjes së lëndëve piroteknike drejt efektivëve të policisë gjatë protestës së opozitës.
I riu në bashkëpunim me persona të tjerë të cilët ende nuk janë identifikuar, ka hedhur lëndë plasëse drejt policëve duke lënë të dëmtuar tre prej tyre të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.
Po ashtu nisi procedimi në gjendje të lirë për katër protestues, të identifikuar si: O. Gj., 18 vjeç, A. D., 40 vjeç, D. C., 19 vjeç, të tre banues në Korçë dhe F. L., 24 vjeç, banues në Tiranë.
Grupi hetimor ka sekuestruar provat nga protesta e mbajtur para kryeministrisë gjatë mbrëmjes së djeshme ku u goditën efektivët e policisë. Sendet e sekuestruara janë dërguar për ekspertim të mëtejshëm. Versus.al







