Tre punonjës të Policisë së Shtetit janë lënduar dhe dërguar në spital pas shpërthimeve me lëndë piroteknike në protestën e opozitës para kryeministrisë.
Burime zyrtare pranë policisë sqarojnë se si pasojë e hedhjes së lëndëve piroteknike një punonjëse është lënduar në sy, një tjetër në dorë e një tjetër në fytyrë.
“Si pasojë e hedhjes së lëndëve piroteknike drejt punonjësve të Policisë janë lënduar tre punonjës policie, ( një punonjëse në sy, një punonjës në dorë e një tjetër në fytyrë). Tre punonjësit e policisë të lënduar janë dërguar në spital”, njofton policia.
Protesta u zhvillua nën mbikqyrjen e e mbi 1000 forcave të policisë, por në këtë aktivitet të opozitës munguan aktet e dhunës dhe bllokimi i akseve, siç ka ndodhur në protestat e kaluar në emër të asaj që opozita e ka cilësuar si mosbindje civile.







